Sekretari i përgjithshëm i OKB-së thotë se antisemitizmi është në rritje
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se antisemiztimi është në rritje dhe se urrejtja ndaj hebrenjve po përkeqësohet në gjithë botën.
Guterresi ka thënë se incidentet antisemitike në Shtetet e Bashkuara janë rritur për 57 për qind në vitin 2017.
Ai po ashtu ka thënë se një agjenci monitorimi e Bashkimit Evropian ka raportuar vitin e kaluar se 28 për qind e hebrenjve kanë përjetuar një lloj ngacmimi vetëm për të qenët hebrenj.
Guterresi i ka bërë këto komente në OKB, në një ngjarje që ka shënuar 27 janarin – Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Në Holokaust, gjashtë milionë hebrenj dhe miliona të tjerë janë vrarë nga forcat e Adolf Hitlerit, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Jotoleranca sot po përhapet me shpejtësi të rrufeshme në internet dhe media sociale”, ka thënë Guterresi në një fjalim para diplomatëve.