Sekretari i Shtetit të Vatikanit nesër viziton Kosovën
08 qershor 2019
| 13:19
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka bërë me dije se sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, nesër pritet ta vizitojë Kosovën.
“Nesër do ta kemi një vizitë jashtëzakonisht të rëndësishme në Kosovë. Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin viziton për herë të parë vendin tonë. Kjo vizitë, e para e nivelit të lartë, flet për afrimin e marrëdhënieve të Kosovës me Selinë e Shenjtë në aspektin bilateral dhe atë shoqëror”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Vatikani ka qenë gjithmonë përkrahës i pavarësisë së Kosovës, ndërsa në këtë fazë finale të shtetndërtimit është e domosdoshme që marrëdhëniet tona t’i lëvizim drejt njohjes”, ka shkruar Hoxhaj.