Sekretari i Shtetit të Vatikanit vjen në Kosovë

04 qershor 2019 | 14:45

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë, ku do ta vizitojë Prishtinën e Prizrenin. Kisha Katolike në vend e sheh këtë vizitë si një mundësi për ndryshim të qëndrimit sa i përket njohjes së pavarësisë së shtetit. Në një prononcim për “Express”, vikari i Ipeshkvisë, Don Lush Gjergji jep detaje për vizitën.

Njeriu i dytë i Kishës Katolike, Kardinali Pietro Parolin këtë vikend do të qëndrojë në Kosovë.

Sekretari i Shtetit të Vatikanit që shumëkush e sheh edhe si Papën e ardhshëm, pritet që gjatë qëndrimit në Kosovë të marrë pjesë në dy mesha në Prishtinë e Prizren.  Në Kosovë shpresojnë që kjo vizitë e tij të sjellë edhe mesazhe politike që mund të ndikojnë në njohjen e Kosovës nga Vatikani.

Vikari gjeneral i Ipeshkvisë në Kosovë, Don Lush Gjergji, ka bërë të ditur se kjo vizitë vjen pas shpalljes së Dekretit të Papës për Ipeshkvinë Prizren e Prishtinë.

“Është publike vizita e tij, ka qenë më parë edhe delegati apostolik i Papës ku është bërë publik dekreti i Papës për shpalljen e Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë. Kardinali Pietro Parolin vjen për një vizitë pas shpalljes dhe ka me qenë edhe ri shugurimi i Katedralës së vjetër që është meremetuar në Prishtinë”, ka deklaruar ai.

Sipas Don Lush Gjergjit, ai do të vijë në Kosovë të shtunën e ardshme, derisa të dielën do të ketë meshë në Kateralen Nëna Terezë në Prishtinë si dhe në Prizren, deri sa të hënën do të largohet nga Kosova.

Por, se sa mund të sjellë ndonjë mesazh nga Vatikani për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Don Lush Gjergji shpreson për zhvillime të reja.

“Është gjest vetë ngritja e administraturës në nivelin e Ipeshviksë vetë ardhja e delegatit apostolik të ri vetë ardhja e personalitetit të dytë të Kishës flasin vetvetiu për marrëdhënie të mira dhe dashtë zoti për zhvillime të reja”, u shpreh  ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një politikan gjerman, i cili i përket partisë së kancelares…