Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi: Vetura e babait u godit nga një plumb qorr në Prishtinë
Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka shpërndarë në media sociale një imazh të automjetit të dëmtuar të babait të tij, pasi që u godit nga një plumb qorr gjatë festimeve.
Haxholli bën thirrje për ndalimin e përdorimit të armëve në festa, duke theksuar rrezikun e madh që sjell ky veprim.
“Vetura e babait tim u godit nga një plumb qorr. Festimi me armë nuk është asgjë tjetër veçse një demonstrim i pakontrolluar i forcës, që sjell pasojat e saj”, shkroi ai në Facebook.
Nga nata e festës së Vitit të Ri, janë shënuar disa incidente të rëndë nga përdorimi i armëve dhe mjeteve piroteknike.
Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës këto 24 orët e kaluara janë pranuar 290 raste të ndryshme emergjente, 25 prej tyre janë dëmtime nga përdorimi i mjeteve piroteknike.
Ndër incidentet më të rëndë është një fëmijë i cili ka humbur dy gishta dhe një person i cili u qëllua me plumb qorr, tani i nënshtruar një operacioni dhe vazhdon të marrë trajtimin e duhur.
Dr. Avdush Bajgora, mjek kujdestar në QKUK, tërhoqi vëmendjen veçanërisht ndaj katër rasteve të lëndimit të syrit, dy prej tyre rezultat i thërrmijave që dëmtuan kornenën.
Ky ndodhi flet për rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe përgjegjësinë qytetare për të shmangur dëmtimet që mund të shkaktohen nga sjellje të tilla të pabazëzuara në festa dhe ngjarje publike.