Sekretari i MPJ-së, Fitim Sadiku priti homologun e tij nga Maqedonia, Viktor Dimovskin
08 shkurt 2018
| 19:47
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Fitim Sadiku, ka pritur në takim homologun e tij, Sekretarin Shtetëror të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Viktor Dimovski.
Me këtë rast të dy sekretarët, Sadiku dhe Dimovski biseduan për bashkëpunimin e mirë që kanë Kosova dhe Maqedonia si dhe thellimin e bashkëpunimit të të dy ministrive të Jashtme, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë. Rëndësi të veçantë të këtij takimi kishte edhe planifikimi i mbledhjes së dy qeverive që do të mbahet së shpejti.