Sekretarja britanike: Rusia do të vazhdojë të pushtojë edhe shtete të tjera
20 shkurt 2022
| 21:32
Liz Truss e cila është Sekretare për Punë të Jashtme e Britanisë, ka paralajmëruar se Rusia nëse pushton Ukrainën do të vazhdojë me pushtimin e vendeve tjera.
“Nëse nuk e ndalim tani, Putin do vazhdojë të sjell luftë edhe tek shtetet tjera si ato të vendeve Baltike,” ka thënë Truss për Daily Mail, përcjell “lajmi.net”.
Truss beson se nëse i lejohet Putinit, pushtimi i Ukrainës, atëherë ai do vazhdojë politikën e tij të luftës edhe me tej për tek shtetet tjera.
Ajo këtë qëndrim e shfaqi si rezultat i veprimeve të fundit që ka ndermarrë Rusia, si ajo e shtimit të numrit të ushtarëve në kufij me Ukrainën.
‘’Na duhet ta ndalim Putinin menjëherë, sepse ai vetë nuk do të ndalet’’.