Sekretarja e Forcave të Armatosura franceze viziton Kosovën
01 qershor 2018
| 08:37
Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Forcave të Armatosura të Francës, Geneviève Darrieussecq, do të qëndrojë sot pët vizitë në Prishtinë.
Ajo do të kryesojë ceremoninë e homazheve në monumentin kushtuar ushtarëve francezë të vdekur në Kosovë, që ndodhet në varrezat e Arbërisë.
Darrieussecq do të ketë më pas takime të ndara me kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe Rrustem Berishën, Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Francës dhe perspektivat e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.