Sekretarja e Ministrisë së Pushtetit Lokal del pozitive me Covid-19

01 korrik 2020 | 15:41

Sekretarja e Ministrisë së Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj është infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka bërë ajo nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”.

“Unë sot kam rezultuar pozitiv me virusin ‘Corona’. Unë jam në vetizolim që nga dita e hënë dhe po ndjehem mirë me shëndet. Po shpresoj se do ta tejkaloj edhe këtë sfidë. Edhe pas shumë përpjekjeve, unë nuk arrita të trajtohem dinjitetshëm nga institucionet shtetërore, prandaj testimin e kam kryer në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Ukimeraj.

Ajo ka bërë thirrje tek të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të, të bëjnë kontrolle mjekësore sepse sipas saj nuk do i kontrollojë askush nga institucionet përgjegjëse.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi ka marrë pjesë…