Sekretarja e Transportit bëhet anëtarja e parë e qeverisë amerikane që jep dorëheqje
07 janar 2021
| 23:52
Sekretarja e Transportit, Elaine Chao ka dhënë dorëheqje pas ngjarjeve në Kongresin Amerikan.
“Dje, vendi ynë përjetoi një ngjarje traumatike dhe plotësisht të shmangshme ndërsa mbështetësit e presidentit sulmuan ndërtesën e Capitolit pas një tubimi që drejtoi ai”, tha fillimisht ajo.
“Siç jam e sigurt që është rasti me shumë prej jush, kjo më ka shqetësuar thellë në një mënyrë që unë pa dyshim nuk mund ta lë mënjanë,” shtoi Chao.
Dorëheqja e saj hyn në fuqi nga e hëna, nëntë ditë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden.
Ndryshe, shumë këshilltarë dhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë janë larguar tashmë pas trazirave në ndërtesën e Capitol Hill, ku mbetën të vdekur katër persona dhe shumë janë lënduar. /Telegrafi/