
Sekreti i çuditshëm i martesës së Nicole Kidmanit dhe Keith Urbanit
28 qershor 2018
| 10:54
Ata janë një nga çiftet më të njohur dhe të suksesshëm të Hollivudit, kurse së fundmi festuan 12-vjetorin e martesës.
Aktorja e njohur Nicole Kidman ka treguar sekretin e martesës së saj të lumtur, duke e ndjekur një rregull të thjeshtë me bashkëshortin Keith Urban.
“Ne asnjëherë nuk shkëmbejmë mesazhe sepse ndiej se kur flet me mesazhe, shumë herë mund të keqinterpretohesh”, ka thënë ylli i ‘Moulin Rogue!’ për revistën “Parade”.