Sekreti i martesës së Justin Timberlakes
19 dhjetor 2017
| 11:00
Këtë vit Justin Timberlake dhe Jessica Biel festojnë pesëvjetorin e martesës. Çifti Timberlake-Biel u martuan në 2012-n dhe, më pas, lindi djali i tyre Silas, i cili këtë vit mbushi dy vjeç.
Në gusht të këtij viti ishte Jessica ajo që foli për martesën e tyre. “Ne kemi të njëjtat vlera. Besojmë në besnikëri dhe ndershmëri. Na pëlqen të zbavitemi, pëlqejmë mjaft gjëra të dy. Edhe në punë jemi të mirorientuar në karrierë”, ka thënë Bieli.