Sektori i industrisë nxjerrëse shënoi rritje për 7.78 për qind
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar “Statistikat afatshkurtra të industrisë”, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për TM4 2019 (2017=100).
Sipas ASK-së, Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.
“Krahasuar TM4 2019 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2018), ka rritje në: sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me 7.78 për qind; sektorin e furnizimit me rrymë, gaz dhe ajër te kondicionuar (D) me 2.22 për qind; sektorin e industrisë përpunuese (C) me 1.35. Ndërsa, rënie kishte në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë menaxhimit të mbeturinave (E) me 14.46 për qind”, është thënë në raportin e ASK-së.
Sipas këtij raporti, krahasuar me tremujorin e katër (TM4) të vitit 2019 me tremujorin e tretë (TM3) 2019, kishte rritje te: furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër te kondicionuar (D) me 13.01 për qind; industria nxjerrëse (B) me 6.86 për qind; si dhe te industria përpunuese (C) me 2.65 për qind.
“Ndërsa, rënie kishte në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me (-8.82 për qind)”, thuhet në raport.
/Epoka e re/