Sektori i përpunimit të ushqimit shënon rritje të prodhimit

17 dhjetor 2019 | 10:35

Sektori i përpunimit të ushqimit, sipas Klubit të Prodhuesve, është përfituesi më i madh nga taksa 100 për qind të cilën e ka vendosur Qeveria e Kosovës për të gjitha importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë se përgjatë një viti që kur është vendosur taksa, kompanitë prodhuese kanë raportuar se kanë rritur kapacitetet, kanë zgjeruar veprimtaritë e tyre si dhe kanë shtuar numrin e punëtorëve.

Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se rënia e konkurrencës nga Serbia, ka ndikuar që sektorë të caktuar prodhues, të jenë përfitues nga vendosja e taksës 100 për qind.

“Ndikimi ka qenë shumëdimensional sa i përket përfitimeve që i kanë pasur prodhuesit nga vendosja e tarifës 100 për qind ndaj Serbisë. Ka shumë sektorë që kanë përfituar, do ta veçoja sektorin e përpunimit të ushqimit, pijet freskuese, vaji dhe shumë të tjera. Po ashtu, ka pasur rritje edhe sektori i përpunimit të drurit, sektori i përpunimit të plastikës. Këto kanë qenë sektorë që i kanë pasur konkurrencë nga Serbia”, ka thënë Panxha.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/sektori-i-p%C3%ABrpunimit-t%C3%AB-ushqimit-sh%C3%ABnon-rritje-t%C3%AB-prodhimit-/30328919.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kujtim të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, Zahir Pajaziti,…