Sektori privat punëdhënësi më i madh në Kosovë
Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i kryesuar nga kryetari Agim Shahini, janë takuar me Skender Reçicën, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Me këtë rast kreu i AKB-së, Agim Shahi, ka thënë se sektori privat është punëdhënësi më i madh në vend dhe si i tillë duhet të përkrahet nga Qeveria. “MPMS është njëra nga ministrit me përgjegjësi te lartë ndaj punëdhënësve dhe punëmarrësve duke mos anashkaluar edhe rastet sociale për te cilën në të kaluarën kemi qenë bashkërisht partner në krijimin e shumë ligjeve dhe udhëzimeve që prioritet e kanë zhvillimin ekonomik dhe luftën kundër varfërisë dhe zvogëlimin e informalitetit”, thuhet në komunikatën e AKB-së.
Gjatë takimit u diskutuan shumë çështje me rëndësi si : Ligji i Punës, Paga minimale, Siguria dhe shëndeti i punëtorëve në Punë, Marrëveshja e përgjithshme kolektive ,
“Skender Reçica, ministër i MPMS së pari falënderoi delegacionin e AKB-se për këtë takim dhe tha se AKB është partnere e Këshillit Ekonomik Social dhe se shumë shpejt do të takohemi në KES dhe do ti iniciojmë bashkërisht në Qeverinë e Kosovës për të aprovuar të gjitha këto çështje që janë me prioritet për punëdhënësit, punëmarrësit dhe Qeverinë e Kosovës me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve”, është thënë tutje në komunikatë.