Sekuestrimi i drogës në Lipjan, Ambasada amerikane: Fitore e madhe për sundimin e ligjit
Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar pas aksionit të djeshëm për luftimin e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë dhe u arrestuan shtatë persona.
Ambasada amerikane në një postim në “Twitter”, shkruan se luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Më tej thuhet se aksionit i djeshëm është fitore e madhe për sundimin e ligjit. “Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Kudos për autoritetet e Kosovës për kapjen e djeshme të drogës në Lipjan – sukses përmes partneritetit global midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë, & @DEAWashingtonDC. Fitore e madhe për sundimin e ligjit”, shkruan ambasada amerikane në “Twitter”.
Ndryshe, një ditë më parë janë sekuestruar 400 kilogramë kokainë dhe janë arrestuar shtatë persona.
Sekuestrimi erdhi pas një aksioni të përbashkët të autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë dhe DEA amerikane.