Sekuestrohen 100 kg kokainë në Durrës, ishte në kamionin e mbushur me banane

30 dhjetor 2021 | 21:24

Një sasi e madhe droge, rreth 100 kg dyshohet e llojit kokainë, është sekuestruar nga autoritetet shqiptare. Raportohet se sasia e drogës është sekuestruar ndërsa bananet shkarkoheshin në një magazinë.

Dyshohet se droga ka hyrë nga porti detar i Durrësit, vend ku kamioni ka qëndruar për rreth tre ditë, dhe vinte nga Ekuadori me një ngarkesë bananesh.

Konteineri me banane i dyshuar për ngarkesë të paligjshme është mbajtur nën vëzhgim nga policia dhe në momentin kur është tërhequr për t’u dërguar në destinacion ka ndërhyrë policia.

Mësohet se si rezultat i operacionit të monitoruar nga policia në bashkëpunim edhe me agjentë të SPAK janë ndaluar dy persona të dy me origjinë ekuadriane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas familjarëve dhe biznesit të mesëm e të vogël, qeveria…