Sekuestrohen 13 mijë litra etanol në vlerë mbi 100 mijë euro
22 prill 2022
| 13:58
Dogana e Kosovës ka bërë me dije se ka sekuestruar 13 mijë litra akohol koncentrat – etanol me origjinë nga Serbia.
Sipas doganës, informatat janë siguruar përmes rrugëve operative, e më pas është arritur që të identifikohet kamioni dyshuar i cili vinte nga Mitrovica.
Vlera e mallit të sekuestruar është afro 24 mijë euro, derisa shmangiet nga detyrimet doganore të llogaritura në rast janë mbi 83 mijë euro.