Sekuestrohen 17 kg heroinë në Portin e Durrësit, ky ishte destinacioni
Sekuestrohen rreth 17 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë, në Portin e Durrësit.
Policia bën me dije se droga është gjetur në një kamion, i cili kishte dyshohet që kamioni të ketë hyrë në Shqipëri nga Hani Hotit dhe do udhëtonte në drejtim të Malit të Zi.
Ndërkohë autoritetet kanë prangosur dhe shoferin e kamionit, Sulo Paja i cili është me origjinë nga Vlora.
“Më datë 26 qershor, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, një kamion me targa shqiptare që po qarkullonte për në drejtim të Malit të Zi.
Për një kontroll më të specializuar kamioni është shoqëruar në Portin e Durresit, ku është kontrolluar nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat hetimore të DVP Durres. Policia Kufitare e Portit Durrës dhe autoritetet doganore të Portit Durres, që veprojnë përherë në Port.”- njofton policia.
Policia ka bërë kontrolle të hollësishme pasi ka konstatuar modifikim në trupin e kamionit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë.
Kujtojmë se para një jave në portin e Durrësit janë kapur dhe sekuestruar 324 kilogramë kokainë, në një kamion që destinacion final kishte Italinë.