Sekuestrohen 2.2 tonë drogë në Peru

12 qershor 2022 | 11:38

Forcat antidrogë në Peru kapën të shtunën 2.2 tonë kokainë që do të dërgohej nga deti në Holandë të fshehura në kanoçe shpargujsh, ndërsa arrestuan shtatë vendas dhe kanë lëshuar urdhër arreste për dy shqiptarë, tha një shef policie të shtunën.

“Kemi pasur informacion për praninë e shtetasve shqiptarë në vendin tonë, të cilët punonin si agjentë, operatorë logjistikë, për lehtësimin e transportit dhe tregtisë së drogës në portin e Roterdamit, Holandë. Kjo organizatë planifikonte gjithashtu të paguante për këtë dërgesë me monedha virtuale, në këtë rast Bitcoin”, ka thënë Cesar Echevarria, shef i departamentit të policisë kundër drogës.

Echevarria shpjegoi se ishin pikërisht dy shtetasit shqiptarë që drejtonin organizatën kriminale.

“Kjo është një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri. Ne jemi në koordinim me Policinë Ndërkombëtare për të zbuluar vendndodhjen e dy shtetasve shqiptarë”, shtoi ai.

Droga e lëngshme ishte e kamufluar në kanoçe me shparguj që u transportuan në një kamion nga Trujillo (në veri) në Callao.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bora Zemani është rrëfyer si kurrë më parë në emisonin…