Sekuestrohen 300 kilogramë lëndë narkotike në Shkodër, në pranga një person
03 korrik 2019
| 17:37
Policia e Shkodrës ka sekuestruar këtë të mërkurë 300 kilogramë lëndë narkotike.
Droga po transportohej me një furgon me targë “AA855”, ndërsa është arrestuar shtetasi Gentian M.
Policia ndërkohë ka arrestuar disa persona dhe ka nisur hetimet për të zbuluar destinacionin e lëndës narkotike./Top Channel/