Sekuestrohen 32 kilogramë lëndë narkotike në Kukës
14 nëntor 2023
| 12:18
Në pikën kufitare në Qafë Prush janë sekuestruar mbi 32 kilogramë lënë narkotike e llojit kanabis. Lënda narkotike u gjet në një automjet tip “Peugeot” me të cilin transportohej lënda.
Për këtë është arrestuar një 38-vjeçar nga Kosova, i cili transportonte lëndën narkotike të ndarë në pako.
Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kapen menjëherë, në Kosovë, 2 prej të dyshuarve si organizatorë të sigurimit dhe të trafikimit të lëndës narkotike.
Po ashtu, kanë identifikuar 3 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast.