Sekuestrohen 430 kg kokainë në një fshat të Shqipërisë

25 nëntor 2022 | 13:45

Rreth 430 kilogramë kokainë, e cila ka qenë e fshehur në 24 tonë pleh organik artificial, është sekuestruar në fshatin Farkë e Madhe në Fier të Shqipërisë, u tha në konferencën për media të Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), të mbajtur më 25 nëntor në Tiranë.

Kjo kokainë ka ardhur në Shqipëri nga Kolumbia, duke kaluar transit nëpër dy porte, të Greqisë dhe Malit të Zi. Vlera e saj, nëse do të dilte në treg, do të ishte rreth 40 milionë euro.

Hetimet janë realizuar mes autoriteteve shqiptare dhe malazeze, si dhe në bashkëpunim me agjenci të huaja ligjzbatuese, dhe kishin nisur në korrik të këtij viti. Ky aksion në Mal të Zi u krye me kodin “Port”, e në Shqipëri me kodin “Konsistenca”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ardhur koha që Suedia dhe Finlanda t’i bashkohen NATO-s,…