Sekuestrohen 50 fishekë nga valixhja e pasagjerit në Aeroportin e Prishtinës

06 janar 2025 | 10:51

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në valixhen e një personi janë gjetur 50 fishekë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ku ka bërë me dije se nga i dyshuari është sekuestruar municioni.

“Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishek. Nga i dyshuari është sekuestruar municioni dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, është thënë në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Simone Inzaghi, trajneri i Interit, foli për “Sport Mediaset” në…