Sekuestrohen 50 kilogramë dhe 100 fije marihuanë

20 korrik 2022 | 15:32

Ministri i Punëve i Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se është shkatërruar me sukses laboratori i radhës i substancave narkotike në Zubin Potok, fshati Kovaçi.

“Nga njësitet relevante deri tash janë arrestuar 6 persona, (pesë të etnisë serbe dhe një i etnisë gorane) si dhe janë sekuestruar 50 kilogramë marihuanë e gatshme dhe 100 fije duke u përpunuar”.

“Angazhimi ynë në luftimin e çdo lloj krimi do të vazhdojë me intensitet të shtuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës pa asnjë dallim”,ka thënë Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I Dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin…