Sekuestrohen 68 pako me heroinë, shqiptari po i niste për Itali

18 maj 2020 | 09:19

38 kg heroinë janë sekuestruar nga policia kufitare në portin detar të Durrësit.

Sasia e drogës ishte fshehur poshtë ulëses së drejtuesit të kamionit që po i ngarkohej në traget për të udhëtuar drejt Barit.

Droga kishte destinacion Italinë dhe paraprakisht deklarohet se sasia e sekuestruar kap një vlerë mbi 1 milion euro.

Në flagrancë është arrestuar drejtuesi i kamionit, një 49-vjeccar me origjinë nga Vlora dhe banues në Tiranë.

“Strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, parandaluan dhe goditën një tjetër tentativë për trafikim të drogave të forta.

Si rezultat u vu në pranga shtetasi Dh. Z., 49 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të analizës së riskut, ushtruan kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në kamionin që e drejtonte ky shtetas dhe si rezultat i kontrollit, poshtë sediljeve u konstatuan dy vende të fshehura brenda të cilëve ishin fshehur 68 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike heroinë me peshë totale rreth 38 kg.

Materialet në ngarkim të shtetasit Dh. Z. iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim”, njofton policia. /TCH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një fermë në ShBA ka lindur një viç me…