Sekuestrohen 8.4 ton drogë në Meksikë: Vlera 100 mln dollarë, arrestohen 23 persona
19 tetor 2024
| 19:21
Marina meksikane sekuestroi 8.4 ton lëndë narkotike, duke bërë sasinë rekord të kapur ndonjëherë në këtë shtet të Amerikës Latine.
Vlera e saj llogaritet 100 milionë dollarë amerikane. Autoritetet arrestuan 23 persona, ndërsa sekuestruan 8700 litra karburant dhe 6 varka në operacionin që ndodhi në brigjet e Paqësorit pranë qytetit port të Lazaro Cardenas.
Që nga viti 2006, kur Meksika vendosi ushtrinë për të luftuar trafikun e drogës, më shumë se 450,000 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra janë ende të zhdukur.