Sekuestrohen armë dhe fishekë në Zveçan

07 qershor 2024 | 11:56

Policia e Kosovës ka sekuestruar në Zveçan disa armë bashkë me municione.

Në kuadër të këtij, aksioni policia ka arrestuar dy dyshuar të cilët me pas janë liruar në procedurë të rregullt.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë sekuestruar: një armë e gjatë zjarri, një pushkë gjuetie, një armë e tipit Karabinë dhe 29 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë e tipit Karabinë dhe 199 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, është thënë në njoftimin e policisë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten është mbajtur ceremonia komemorative për piktorin dhe profesorin,…