Sekuestrohen armë në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë

20 shtator 2022 | 16:42

Rastet kur qytetarët arrestohen për armëmbajtje pa leje në Kosovë janë pothuajse të përditshme.

Së fundmi, në rajonin e Prishtinës policia njofton se në katër lokacione të ndryshme ka gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri.

“Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon kontrollet e shtuara policore me qëllim të ruajtjes dhe ngritjes edhe më tej të nivelit të sigurisë. Në kontekstin e kësaj, vetëm gjatë 24 orëve në katër lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri”, thuhet në njoftimin për media.

Personat e dyshuar bëhet e ditur se janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës. Në konsultim me prokurorin e shtetit, të njëjtit janë proceduar më tej.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqi disa javor mes ish çiftit të famshëm, Johnny Depp…