Sekuestrohen dëshmi në “Hotel Grand” në lidhje me dyshimet për pensione

24 korrik 2019 | 17:48

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit kishin bërë thirrje publike që pensionistët kontributpagues të paraluftës në Kosovë të paraqiteshin në katin e tretë në Hotelin “Grand” për të aplikuar me pretendimin se mund t’i marrin pensionet nga Fondi Pensional i Kosovës në Serbi.

Por, me të marrin lajmin, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar dhe verifikuar lokacionin e dyshuar, me ç’rast janë kontaktuar dy persona të dyshuar të cilët edhe janë ndaluar përkohësisht për intervistim.

Po ashtu, policia ka sekuestruar disa materiale në formë të dëshmive. Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e Re”, Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës pas pranimit dhe analizimit të informacioneve, me datë 23.07.2019, ka identifikuar dhe verifikuar lokacionin e dyshuar dhe janë kontaktuar dy persona të dyshuar të cilët edhe janë ndaluar përkohësisht për intervistim. Në bashkërendim me autoritetet e drejtësisë janë ndërmarr edhe disa veprime operacionale të kontrollit në lokacionin e dyshuar, janë sekuestruar disa materiale në formë të dëshmive, përderisa të dyshuarit janë liruar për të inicuar rastin sipas procedurës së rregullt”, është thënë në përgjigjën e Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës.

https://bit.ly/2LFhEJN

Më 22 korrik gazeta “Epoka e re” ka raportuar për rastin në fjalë, si dhe ka marrë një prononcimi nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në të cilin është apeluar tek pensionistë të mos bien preh e mashtrimeve.

/Epoka e Re/ Albulena MAVRAJ/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti i teknologjik “Apple”, së fundmi ka listuar kodin telefonik…