Sekuestrohen dy armë zjarri, arrestohen tre persona
Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë ka njoftuar se është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, dje nga hetuesit e stacionit policor Veriu në Prishtinë dhe të stacionit të Lipjanit, në dy raste të ndara janë arrestuar tre persona të dyshuar.
Nga zyrtarët e stacionit të veriut është arrestuar personi i dyshuar: B.,D, mashkull, 34 vjeç, për armëmbajtje pa leje, të cilit gjatë një kontrolli rutinor i janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një karikatorë dhe 2 fishekë.
Ndërsa nga zyrtarët e stacionit policor të Lipjanit, janë arrestuar dhe dërguar në qendër të mbajtjes, personat e dyshuar: V.R, mashkull 39 vjeç, M.R, mashkull 61 vjeç, veprën Kanosje, që është raportuar dje rreth orës 16:00.
Përveç kanosjes ndaj personit M.R, mashkull 61 vjeç, është inicuar rast edhe për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, pasi të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie ( leje të skaduar) dhe 4 fishekë.