
Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë
11 mars 2025
| 11:02
Hetuesit nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, dje kanë kryer një bastisje në një shtëpi në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar: dy armë zjarri.
Ndaj personit të dyshuar, B.S. mashkull, nga hetuesit policor janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe në stacionin Qendra, është hapur rast për veprën: Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve.
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.