Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë
Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka arritur të sekuestron dy armë zjarri dhe të shoqëron disa persona në stacione policore.
Një revole e tipit H-9 me dhjetë copë fishekë është konfiskuar në Fushë-Kosovë, derisa një revole e tipit TT me pesë copë fishekë është konfiskuar në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se: “Ndaj personave të dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale ‘Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës’, dhe të njëjtit janë proceduar më tej”.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Sekuestrohen dy armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Prishtinë 10 korrik 2023 – Nga zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës, janë sekuestruar dy armë dhe janë shoqëruar në stacione policore disa persona.
Sekuestrimi i armëve është kryer në dy raste dhe lokacione të ndryshme.
Në rastin e parë në rrugën “Gaula Rosi” në Fushë Kosovë, pas informatave për të shtëna me armë zjarri, policia ndërmori një kontroll të detajuar ndaj të dyshuarit me ç’ rast gjeti dhe sekuestroi;
▪︎ Një revole të tipit H-9, të kalibrit 9 mm, si dhe
▪︎ Dhjetë copë fishekë.
Ndërkaq në rastin e dytë në rrugën “Ramiz Cernica” në Prishtinë, pas një kontrollit të detajuar ndaj një veture dhe një të dyshuari policia ka gjetur dhe sekuestruar;
▪︎ Një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, si dhe
▪︎ Pesë copë fishekë,
Ndaj personave të dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej.