Sekuestrohen dy pushkë dhe një boks hekuri në Suharekë

04 dhjetor 2024 | 11:44

Më 3 dhjetor policët nga Stacioni Policor i Suharekës, pas informatave të marra në rrugë operative kanë bastisur dy lokacione, një në fshatin Duhël dhe një në fshatin Vraniç dhe janë gjetur dy armë ilegale.

Në fshatin Duhël është gjetur dhe është sekuestruar një pushkë gjuetie, ndërsa në Vraniç është gjetur dhe është sekuestruar një pushkë gjysmë automatike dhe 29 fishke.

Gjithashtu gjatë ditës së njëjtë pasi që policia ka marrë informatë se në stacionin e autobusëve në Suharekë disa të rijnë janë duke u përleshur, policia ka intervenuar, ndërsa njërit nga të miturit i është gjet një boks hekuri dhe tre fishek të kalibrit të vogël.

Në të tri rastet kundër të dyshuarve janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje, posedim apo kontroll i armëve”, të dyshuarit janë liruar dhe rasti hetohet me procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“K’cimi i Tropojës”, një vallëzim i njohur festiv shqiptar, është…