Sekuestrohen katër armë zjarri në Breznicë të Obiliqit
19 shtator 2024
| 10:57
Pas marrjes së informatave në rrugë operative, Njësitet e Stacionit Policor të Obiliqit të mbështetur nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, në fshatin Breznicë të Obiliqit, kanë ushtruar kontroll në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse (pronë e të dyshuarit), ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë M-48, dy armë ajrore dhe një armë artizanale etj.
Personi i dyshuar E.K(mashkull), 61vjeç me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”.