Sekuestrohen mbi 2 tonë kokainë në Kosovë
Dy tonë e 200 kg kokainë janë sekuestruar në Kosovë.
Operacioni siç bëjnë me dije burime për “TCh”, u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane.
Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia.
Kamioni i kuq me targë 01 263 OD ka qenë më banane, siç thonë burimet për gazetaren Anila Hoxha dhe ka qenë në vëzhgim nga policia shqiptare prej 15 ditësh. Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliard eurove.
Ndërkohë lajmi ende nuk është konfirmua nga pala shqiptare.
Kjo është hera e tretë që , që nga porti i Durrësit kapet një sasi e madhe me kokainë.
Mesohet se droga ishte e fshehur në një kontenierë me banane, i cili ka hyrë nga porti i Durrësit. Vlera e saj në treg kap një shifër të frikshme prej 6.6 miliardë euro, ndërkoqë që policia nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare dhe për shkakun se aksioni është ende në vijim./TCh