Sekuestrohen mbi 21 mijë euro në Prizren
17 shtator 2019
| 11:33
Policia e Kosovës ka bërë me dije se të hënën rreth orës 18:00 janë arrestuar katër persona në Prizren për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar para 10.700 euro dhe gjatë bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve janë sekuestruar përkohësisht edhe 11.500 euro para të gatshme, një shkop bejsbolli dhe katër telefona.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.