Sekuestrohen mbi 41 mijë euro në Kakavijë

09 qershor 2021 | 14:02

Një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi është goditur në Kakavijë të Shqipërisë, ku është proceduar penalisht poseduesi i shumës dhe janë sekuestruar 41 045 euro.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia kufitare e Kakavijës në kamionin, me drejtues shtetasin F.S., u gjendën të fshehura në një çantë dore 41 mijë euro të padeklaruara.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa drejtuesi i kamionit u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për siguri i Kuvendit të Kosovës ka votuar që…