Sekuestrohen nëntë armë zjarri brenda një jave në Prishtinë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 175 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 58 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe disa të tjera.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se janë sekuestruar nëntë armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”.
”Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 9 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq, aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor”.
“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4,097 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, thuhet në njoftim.