Sekuestrohen pesë armë zjarri (foto)
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar pesë armë zjarri në rajonin e Prishtinës.
Sipas policisë, ndaj të dyshuarve në këtë aksion policor është iniciuar hetim për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.
“Policia e rajonit të Prishtinës me qëllim të garantimit dhe ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe parandalimit të akteve kriminale, ka organizuar punën e saj në të gjitha nivelet e stacioneve dhe njësive për krijimin e rrethanave të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit. Në kuadër të punës parandaluese janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre. Në këtë vazhdë, vetëm përgjatë vikendit që lamë pas, në pesë lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj: dy revole të tipit ‘ZORAKI’, të kalibrit 7.65 mm, një revole të tipit ‘SIG SAUER’, e kalibrit 9 mm, një revole të tipit ‘CZ’, e kalibrit 9 mm, një revole të tipit ‘CZ’, e kalibrit 7.65 mm, si dhe nëntëmbëdhjetë (19) copë fishek të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”, ka njoftuar policia.