Sekuestrohen rreth 13 milionë euro në Holandë, shtatë të arrestuar dy prej tyre shqiptarë

02 tetor 2019 | 11:45

Policia e Holandës ka sekuestruar sasinë më të madhe të parave të gatshme prej 12.8 milionë eurosh të ndara në disa valixhe.

Sipas medieve holandeze ‘pronarë’ të kësaj sasie të madhe parash janë 7 persona të cilët janë arrestuar, ndërsa në pranga kanë rënë dy shqiptarë, një burrë dhe dy gra nga Kolumbia një burrë nga Zelanda e Re si dhe një burrë tjetër nga Maroku

Aksioni kishte nisur më 12 shtator pas informacioneve të policisë holandeze për trafik kokaine nga Kolumbia.

Sipas shefit të policisë së Amsterdamit, kjo është sasia më e madhe e parave “cash” të kapura ndonjëherë në Holandë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për…