Sekuestrohen tetë armë në Prishtinë

05 shtator 2023 | 16:34

Policia e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të veprimeve operative për të parandaluar veprat kriminale, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, ka gjetur disa armë.

Në njoftimin është thënë se gjatë fundjavës, në lokacione të ndryshme, policia ka gjetur dhe sekuestruar tetë armë, dy prej tyre armë të ftohta apo thika.

Ndaj personave të dyshuar, janë iniciuar raste për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta “Nacionale” ka botuar të hënën një intervistë me Hashim…