Sekuestrohen tri armë nga Njësiti për Reagim të Shpejtë
06 mars 2024
| 10:35
Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, respektivisht Njësiti për Reagim të Shpejtë (NjRSh), me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, po vazhdon kontrollet rutinë të automjeteve në lokacione të ndryshme.
Zyrtarët e NjRSh-së, gjatë natës së kaluar në pika kontrolli kanë gjetë dhe sekuestruar tri armë zjarri.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse dhe ndaj tyre janë kryer procedurat e nevojshme policore.