Sekuestrohen tri armë zjarri dhe 188 fishekë në Prizren

14 mars 2025 | 11:34

Hetuesit e Stacionit Policor Prizren kanë marrë informatë se një person posedon armë të kundërligjshme, lidhur me dyshimet është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me pas është marrë urdhëresa për kontroll nga gjyqtari i procedurës paraprake.

“Me 13.03.2025, është zbatuar urdhëresa për kontrolle të shtëpisë së dyshuarit dhe objekteve përcjellëse, gjatë kontrollit janë gjetur armë, municion dhe mjete tjera të dyshimti , konkretisht janë gjet: – 1 (një) Pushke gjuetisë me 20 fishek; – 1 (një) Pistoletë Ekoll special 99, me 20 fishekë; – 1 (një) Pistoletë M57, me 48 fishekë; – 1 (një) gëzhojë; – 100 (njëqind) fishekë; – 1 (një) Shufër me hapje; – 1 (një) Thikë me gjatësi tehu 21cm. Për realizimin e urdhër kontrollit, është njoftuar Prokurori i Shtetit. Në të këtë rast janë sekuestruara armë, municione dhe mjete tjera dhe janë filluar hetimet për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës’. Është me rëndësi të ceket se I dyshuari i rastit, S.M., mashkull 40-vjeçar, është arrestuar me datë 03.03.2025 për veprën penale Lëndim i Lehtë Trupor (Dhunë ne Familje) dhe i njëjti ndodhet në Paraburgimit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mark Ruute, sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Mark Ruute, është…