Sekuestrohet kokainë në portin e Durrësit

17 maj 2022 | 08:16

Një sasi droge e llojit kokainë është sekuestruar mëngjesin e kësaj të marte në portin e Durrësit.

Bëhet me dije se droga është gjendur në hambarin e anijes Unistream me flamur të Antigua Barbuda.

Sipas News24, anija që transportonte qymyr ka mbërritur në kalatën lindore të portit të Durrësit ditën e djeshme.

Kontrollet për drogë u ushtruan nga task forca e policisë pas sinjalizimeve të ardhura nga partnerët ndërkombëtare.

Ende nuk dihet sasia e drogës së sekuestruar, pasi nuk është bërë ende peshimi i saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë festohet më 17…