Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion në Prishtinë
04 mars 2021
| 16:55
Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor jugu, sot rreth orës 12:00, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, në pikë kontrolli kanë ndaluar një veturë të tipit Golf 6.
Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: një revole të tipit Visa, si dhe gjashtë fishekë.
I dyshuari A.M. mashkull 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.