Sekuestrohet një armë zjarri si dhe stoli që dyshohet të jenë ari
Mbrëmë rreth orës 21:00, në lagjen Veterniku në Prishtinë, policia ka ndaluar veturën Mercedes, me targë Kosove, dhe pas një kontrolli të detajuar ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë një revole të tipit SigSauer, e kalibrit 9 mm; Pesëdhjetepesë copë fishekë të kalibrit 9 mm; Tre karikatorë, si dhe një sasi të konsiderueshme të stolive që dyshohet të jenë ari.
“I dyshuari; -V. K, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për ‘Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës’, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej. Në vendin e ngjarjes policia ka ftuar edhe zyrtarët doganor për të trajtuar rrethanat që ndërlidhen me stolitë e dyshuara si të kontrabanduara”, ka njoftuar Policia e Kosovës.