Sekuestrohet një dron në Prishtinë, operoi mbi disa shtëpi pa leje
04 tetor 2024
| 10:46
Policia e Kosovës ka njoftuar se një dron ka operuar në një lagje të Prishtinës mbi disa shtëpi.
Siç është thënë në raportin policor janë intervistuar dy burra dhe iu është sekuestruar droni.
Rasti është cilësuar si “Fotografim dhe incizimi i paautorizuar”.
“Është raportuar se një dron ka operuar mbi disa shtëpi/një lagje. Lidhur me rastin njësia policore ka dalë në vendngjarje po ashtu me urdhër të prokurorit janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe është sekuestruar droni”, ka njoftuar policia.