Sekuestrohet një pushkë gjuetie, tre thika dhe një automjet në Prizren

15 janar 2023 | 17:37

Sot rreth orës 8:00 të mëngjesit, Sektori i hetimeve i Stacionit Policor Prizren-Veri, në kuadër të planit operativë për parandalimin e gjuetisë së paligjshme, gjatë patrullimit në fshatin Korishë kanë has në një person të dyshuar me një automjet.

Policët e hetues e kanë ndaluar automjetin dhe kanë vërejt se ngasësi i automjetit kishte në posedim një pushkë gjueti me 15 fishekë si dhe tri thika.

Pas kontrollimit të dokumenteve rezulton se i njëjti nuk posedonte leje për armët në fjalë.

Gjithashtu gjatë verifikimit të dokumentacionit u konstatua se i njëjti nuk e kishte të regjistruar e as të doganuar automjetin e tij tip Hondai.

Arma dhe 15 fishekë, tre thika dhe automjeti janë sekuestruar nga policia.

Në konsultim me prokurorin kujdestar kundër të njëjtit hapet rasti për veprën penale Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa rasti procedohet për hetime të mëtejme në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka lavdëruar të dielën forcat e…