Sekuestrohet një revole dhe municion në Prishtinë
19 janar 2021
| 11:13
Policia e rajonit të Prishtinës, respektivish zyrtatët e stacionit policor Qendra, sot rreth orës 3:00, në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë, në pikë kontrolli kanë ndaluar një veturë të tipit Smart, në të cilën gjendeshin dy persona. Pas një kontrolli të detajuar që u është bërë personave dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestrojë një revole të tipit EKOL, si dhe tre fishekë.
“I dyshuari (pasagjer në veturën e sipërshënuar) F. O. mashkull 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.