Sekuestrohet një sasi e madhe eurosh në Durrës
13 qershor 2020
| 18:42
Një sasi e madhe eurosh janë zbuluar nga strukturat doganore në Durrës. Paratë ishin fshehur brenda një automjeti dhe po tentohej futja e tyre në Shqipëri. Policia ka ndaluar një person i cili drejtonte makinën ku janë gjetur paratë.
Ende nuk dihet sa është sasi e eurove të sekuestruara, por policia ka nisur bllokimin e tyre si dhe është ndaluar një person.
“Strukturat doganore sekuestrojne një sasi te konsiderueshme valute të padeklaruar. Në bazë të analizës se riskut, në një automjet i ardhur me tragetin e Barit, janë zbuluar një sasi e konsiderueshme valute(euro). Pas konstatimit nga Dogana, është njoftuar Policia për hetime të metejshme”, thuhet në njoftimin e doganave.